MSh-ja reagon ndaj lajmit “12 foshnje kanë vdekur në Kosovë” në disa portale serbe

Ministria e Shëndetësisë reagon ndaj lajmit me titull “12 foshnje kanë vdekur në Kosovë! Nuk ka Oksigjen, Katastrofe humanitare në punë”, i riprodukuar në disa portale serbe.

Sipas MSh-së këto pretendime janë të paqëndrueshme dhe pa bazë, sepse çdo kërkesë për donacione për Institucionet shëndetësore në komunat me shumicë serbe trajtohet nga Komisioni i Donacioneve dhe në asnjë rast nuk ka pasur vonesë të asnjë forme.

“Deri më tani asnjë kërkesë e tillë nuk është refuzuar. Edhe përkundër mbylljes së përkohshme të pikave kufitare edhe më herët dhe tani, të gjitha produktet që importohen nga Serbia në përputhje me Ligjin për Pajisje dhe Produkte Medicinale, kanë bërë përjashtim”, thuhet në ragimin e MSh-së.

“Ministria e Shëndetësisë ka qenë dhe vijon të jetë e gatshme në çdo kohë për furnizim dhe çfarëdo mbështetje tjetër që mund të kërkohet nga Institucionet shëndetësore të shtrira në të gjithë vendin pa përjashtim”, thuhet tutje.

MSh-ja shton se nuk ka pranuar ndonjë ankesë qoftë në formë fizike apo atë elektronike nga asnjë institucion shëndetësore, siç pretendohet në artikullin e gazetës online “Banjaluka24.com”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *