Dy persona janë lënduar sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj, Kanun Veseli,
Sipas tij, në aksident të përfshira janë dy vetura, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja.
“Me datën 31.03.2024 rreth orês 19:40 kemi pranuar një informacion se në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj êshtë një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy vetura , njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja.
Veç dëmeve të shkaktuara materiale në dy veturat, lëndime trupore kanë pësuar dy shoferët, të cilët janë dërguar nê Qendrën Emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore.
Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e aksidentit dhe po e heton rastin mbi shkaqet e aksidentit”, ka thënë Veseli.