Majk i jep fund romancës së tij të re?

Romanca e përfolur e Majkut me Nita Krasniqin duket se ka përfunduar akoma pa nisur mirë.

Ndonëse dyshja nuk ka folur asnjëherë për këtë lidhje, fillimisht u dyshua nga prania e Nitës në disa koncerte të Majk e më pas një foto e përbashkët e postuar nga ajo.

Por duket se diçka ka ndodhur pasi papritur Nita nuk e ndjek më reperin në rrjetet sociale. Edhe ky i fundit nuk e ndjek modelen.

Nuk dihet nëse kjo është thjesht një zënkë momentale apo dyshja i kanë dhënë fund marrëdhënies mes tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *