Qeset e plastikës po shiten me logo reklamuese, kundër vendimit të Qeverisë

Tashmë qytetarët e Kosovës po paguajnë qeset e plastikës gjatë blerjeve nëpër markete. Krahas kësaj, ata po “paguajnë” edhe logot reklamuese.

Mirëpo në bazë të Udhëzimit Administrativ për Ambalazhin dhe Mbeturinat e Ambalazhit, ndalohet vendosja e logos, markës tregtare, sloganit ose emrit të prodhuesit ose shitësit, raporton Paparaci.

E kjo nuk po përfillet në shumicën prej marketeve në vend. Qytetarët po raportojnë se atyre po u shiten qese me logo reklamuese.

Për këtë çështje javë më parë ishte deklaruar ministri Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu.

“Nga zero deri në 25 mikron do të lejohen vetëm qeset të cilat përdoren për fruta, të cilat nuk do t’i kenë mbajtëset. Ndërsa për qeset nga 25 deri në 50 mikron do të lejohet përdorimi i tyre, do të kushtojnë pesë centë, por nuk do të lejohen që të kenë logo të prodhuesve, apo logo reklamuese”, kishte thënë Aliu.

Kujtojmë se udhëzimi administrativ që detyron konsumatorët të paguajnë 5 centë për qeset e plastikës në markete ka hyrë në fuqi më 5 tetor.

Faqja “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë” ka publikuar disa nga ankesat e qytetarëve:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *