Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar pas takimit me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrellin dhe të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçakun.
“Bisedimet e vështira në Bruksel sapo kanë filluar”, ka shkruar Vuçiqi në rrjetin social Instagram.
Së pari, dy diplomatët evropianë kanë takuar Vuçiqin, nga ora 9:00.
Tani dyshja evropiane janë në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Ndërsa, takimi trepalësh, sipas njoftimit, do të fillojë nga ora 11:00 dhe temë diskutimi do të ketë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt.