Një person është sulmuar dhe ther me thikë në Mitrovicën Veriore nga një i dyshuar i cili ndodhet në arrati.
Sipas raporti 24 orësh thuhet se policia në vend të ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një granatë dore.
“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË & ARMËMBAJTJE PA LEJE/Mitrovicë Veri 05.11.2023 – 22:25 Është raportuar se pas një zënke verbale viktima mashkull kosovar ishte sulmuar dhe therrë me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati. Viktima për tretman mjekësor është dërguar në spitalin rajonal Mitrovicë Veri. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një granatë dore”, thuhet në raportin e PK-së.
Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet.