“E kanosi burri dhe e largoi nga shtëpia”, kjo është deklarata e Shqipe Zekajt e cila u raportua e zhdukur

Gazeta Neutral raportoi dje për zhdukjen e 39-vjeçares nga Drenasi, fati i të cilës nuk dihej deri pas disa orësh ku në redaksi janë paraqitur disa persona të cilët e kanë njoftuar se e kanë gjetur.

Së fundmi, Policia e Kosovës ka njoftuar se Shqipe Zekaj është në gjendje të mirë shëndetësore.

Në deklaratën që ka dhënë në Polici, ajo ka thënë se është larguar nga shtëpia pas një fjalosje me bashkëshortin e saj dhe se i njëjti e kishte kanosur dhe kishte kërkuar që ajo të largohet nga shtëpia.

Me kërkesë të saj, ajo është dërguar në strehimore, ndërsa bashkëshorti i saj është dërguar në mbajtje.

“Gllogoc  24.10.2023-19:30. Me datën e lartcekur, viktima femër kosovare ishte larguar nga shtëpia dhe me datën 02.11.2023 pas publikimit të fotografisë së viktimës në faqen zyrtare të Policisë,  viktima ishte paraqitur në stacionin e policisë në Ferizaj. Sipas deklaratës së viktimës e njëjta ishte larguar nga shtëpia pasi që pas një fjalosje me bashkëshortin e saj i njëjti e kishte kanosur dhe kishte kërkuar që ajo të largohet prej shtëpie. Me kërkesën e viktimës , ajo është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *