Bënte propagandë për terrorizëm, SPAK dënon me 4 vite burg Gentjan Çollakun

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite burg Gentjan Çollakun për veprën penale të nxitjes dhe propagandës për kryerjen e veprimeve me qëllime terroriste.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Çollaku do të kryejë vetëm 2 vite e 8 muaj burg. Prokuroria e Posaçme kërkoi në pretencën e saj dënimin me 4 vite e 6 muaj.

Gentjan Çollaku me origjinë nga Kavaja u arrestua nga anti-terrori pasi bënte thirrje për terrorizëm në rrjete sociale.

Ai mbahej nën vëzhgim prej vitit 2021 nga agjentë të anti-terrorit. Çollaku përdorte 16 profile të ndryshme në rrjetin social Facebook nga ku postonte thirrjet pro ISIS dhe kundër koalicionit global anti-terrorizëm.

Në disa prej tyre ai shprehte pikëpamjet e tij pro ISIS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *