SHSKUK shkel ligjin e prokurimit, hap tenderin me vonesë

E diela ishte dita e fundit e punës.

Pas tre viteve, kompanisë “LAGUNA” e cila ishte e kontraktuar për pastrimin e sipërfaqeve brenda QKUK-së i ka skaduar kontrata.

Në Ligjin për Prokurim Publik theksohet që autoriteti kontraktues është i obliguar që tenderin e ri ta hap brenda një periudhe prej 40 ditësh para se të skadojë kontrata në fuqi.

Por, pavarësisht kësaj, T7 mëson se SHSKUK-ja është vonuar plotë 25 ditë në fillimin e procedurave të reja.

Këtë e kanë pranuar edhe nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar, të cilët janë arsyetuar me angazhimin e një eksperti nga Gjermania.

Edhe pse televizioni ka kërkuar të di se kush është eksperti në fjalë, nga institucioni më i lartë shëndetësor në vend nuk kanë treguar.

Kronika T7

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *