Presidentja Osmani sot e nesër në Shqipëri, kjo është agjenda

Presidentja Vjosa Osmani më 4 dhe 5 shtator do të qëndrojë për vizitë në Shqipëri.

E para e shtetit të Kosovës në Tiranë do të pritet nga homologu i saj nga Shqipëria, Bajram Begaj me një ceremoni shtetërore në ambientet e Presidencës së Shqipërisë.

Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, shefja e shtetit shtetit të Kosovës do të takohet edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Kjo është vizita e parë e Presidentes së Kosovës që nga koha kur kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj mori detyrën.

Më poshtë mund ta gjeni edhe agjendën e vizitës së Osmanit në Shqipëri:

4 shtator

Ora 10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *