Kombëtarja e Izraelit nuk do të luajë më ndeshje këtë muaj pas sulmeve të së shtunës në mëngjes.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Izraelit, Moshe Zuares, foli me UEFA-n dhe rishikoi programin e EURO 2024, transmeton Klan Kosova.
Pasi Izraeli u godit me më shumë se 5000 raketa të shtunën, kualifikimet për Euro 2024 kundër Zvicrës janë shtyrë zyrtarisht.
Gazetarët izraelitë bënë të ditur se kombëtarja e përgatitur nga Alon Hazan nuk do ta luajë këtë muaj as ndeshjen kundër Kosovës, e cila ishte caktuar për 15 tetor.
Sipas mediave izraelite, Federata izraelite e Futbollit bëri thirrje për shtyrjen e të dyja ndeshjeve menjëherë pas shpërthimit të luftës në vend.