Dafina Zeqiri është një prej personazheve më të komentuara të estradës shqiptare.
Artistja e njohur nga Kosova edhe përgjatë këtij viti ka qenë tejet aktive me projekte muzikore, ndërsa ka paralajmëruar shumë të tjera.
Dhe teksa vazhdon punën për realizimin e këngëve, ajo nuk i ka ndalur as performancat dhe këto ditë disa të tilla i ka mbajtur edhe në Amerikës.
Së fundmi ajo ndodhet në qytetin e New Yorkut dhe krahas postimeve të ndryshme nuk kanë munguar as imazhet joshëse.
Në një foto që ka postuar në InstaStory, autorja e “Dasma” shihet e veshur e tëra në të zeza, mini-fustan të kombinuar me çizme të gjata dhe çantë.
Për daljen, ajo i la flokët e gjata në onde, teksa edhe kishte një makijazh më të theksuar.