Mediat serbe publikojnë edhe një emër të të vrarit në operacionin në Veri

Sipas mediave serbe raportohet se është gjetur i vrarë edhe një serb nga Leposaviqi.

Siç raportohet në mediat serbe i vrari është Igor Milenkoviq, shofer i ambulancës nga Leposaviqi.

Gjatë ditës së sotme edhe një nga pjesëtarët e grupit të armatosur serb në Banjskë që po akuzohen për sulm terrorist është gjetur i vrarë.

Kështu ka konfirmuar për media prokurori i rastit, Naim Abazi. Sipas tij, trupi i pa jetë është gjetur përgjatë kontrollit të pjesës ku ka ndodhur rasti.

Numri i sulmuesve të vrarë, me këtë të fundit, ka shkuar në katër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *