Miletiq dorëhiqet nga pozita e këshilltarit të Kurtit: Kam parë që pozita ime nuk është e rëndësishme

Petar Miletiq, ka dhënë dorëheqje nga pozita e këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti. Përmes një letre, ai ka shpjeguar arsyen.

‘Përmes kësaj letre, ju informoj se prej sot edhe zyrtarisht nuk jam këshilltar i jashtëm politik i kryeministrit të Kosovës. Nga fillimi i këtij viti, e kam parë që pozita ime si këshilltar nuk është e rëndësishme dhe më vonë, madje as në funksion të ndihmës për serbët në Kosovë’, shkruhet veç tjerash në arsyen e dorëheqjes së z.Miletiq, që përcjell N1.

“Unë nuk jam pyetur apo konsultuar për asnjë vendim të kryeministrit ose të Qeverisë”, thotë Miletiq.

“Ishte e qartë për mua se nuk do të konsultohesha për çështje të rëndësishme në muajt e parë të punës. Ngjarje dhe tema po ndodhnin para syve të mi ndërkaq prova më e rëndësishme se kjo qeveri nuk dëshiron asnjë kontakt me serbët, ishte mos-prania e drejtorit të zyrës për komunitete në kuadër të Zyrës së kryeministrit të Kosovës, pavarësisht këmbënguljes së aktorëve ndërkombëtar për këtë e po ashtu edhe reduktimi i buxhetit të kësaj zyre nga mbi një milion euro sa ishte, në 500 mijë euro”, thotë ai.

Miletiq po ashtu thotë se pasi nuk pa asnjë rol edhe në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, krizës në veri të Kosovës, gjatë verës, bashkë me kolegen e tij Elizabeth Goëing dhe një grup nga shoqëria civile serbe, ‘kanë identifikuar rreth 15 probleme ditore të cilat mund të zgjidheshin lehtësisht’.

‘Nëse do të kishte gatishmëri nga ana e qeverisë’ – thotë Miletiq – “shumica e problemeve mund të zgjidheshin për pak ditë’.

“Sipas pikëpamjes time, 90 për qind e këtyre problemeve mund të zgjidheshin brenda pak ditësh nëse do të kishte gatishmëri nga ana e Qeverisë së Kosovës”, thotë ai.

Miletiq po ashtu thotë, se ‘shumica e fondeve të Zyrës së Kryeministrit për komunitetet, kanë shkuar për OJQ-të shqiptare’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *