Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se janë duke targetuar burimin e raketave antitank të lëshuara nga Libani drejt Yiftah në Izraelin verior.
Më herët të dielën, IDF tha se sistemi i mbrojtjes ajrore ‘Iron Dome’ kishte kapur një dron që vinte nga Libani drejt Izraelit, raporton CNN.
Disa lokacione të tjera në Izraelin verior u shënjestruan gjithashtu nga forcat brenda Libanit, sipas IDF-së.
“IDF u përgjigj me zjarr artilerie drejt burimit të zjarrit”, thanë ushtria izraelite.