Të hënën rreth orës 18:40, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë.
Në raportin 24-orësh thuhet se njësitet policore pas një hetimi intensiv për rastin më 20 tetor të këtij viti kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar.
“Prishtinë 20.10.2023-18:40. Pas një hetimi intensiv lidhur me rastin , më 30.10.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim te prokurorit kujdestar rasti ne procedure te rregullt hetimore”, vijon në raportin e Policisë së Kosovës.
Me vendim te prokurorit kujdestar rasti ka kaluar ne procedure te rregullt hetimore, teksa rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.