Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, i ka reaguar Francës pas kërcënimeve të presidentit Emmanuel Macron për rivendosjen e vizave.
Ajo ka shkruar në platformën X idiomën “Et voila”, që nga gjuha frënge ka kuptimin “Ja pra”, derisa pranë ka vendosur edhe flamurin francez.