Projekti i zgjerimit dhe rehabilitimit të rrugës nacionale Prishtinë-Pejë parashihet të kushtojë 47 milionë euro.
Procedurat për përzgjedhjen e kontraktuesve që do t’i kryejnë punimet në këtë autoudhë, tashmë kanë nisur.
Të hënën, Ministria e Infrastrukturës ka publikuar njoftimin paraprak të prokurimit për këtë projekt, raporton Paparaci.
Sipas njoftimit të publikuar nga Zyra e Prokurimit të MI-së, projekti parashihet të vlejë 47 milionë euro.