Të shpeshta janë rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të mundësojnë gjetjen më të shpejtë të personave të zhdukur, raporton Gazeta Neutral.
Ndihmën e Policisë së Kosovës e ka kërkuar edhe një person në Prishtinë, i cili ka njoftuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia ditën e së hënës, teksa rastin e denoncoi gjatë ditës së djeshme.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë zbardhur detaje nga dëshmia e prindit, i cili ka deklaruar se vajza e tij shpesh largohet nga shtëpia.
Denoncimi i babait ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e vajzës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.