Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka takuar të mërkurën në Shtabin e Përgjithshëm në kampin “Film City”, komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas me të cilin biseduan për sigurinë në Kosovë.
Ambasadori amerikan vlerësoi përpjeklet e KFOR-it për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.
“Jam i nderuar të takoj dje Ozkan Ulutas në kampin ‘Film City’. Përsëritëm angazhimin tonë të vendosur ndaj Misionit të NATO-s për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt në Kosovë. Vlerësova përpjekjet e KFOR-it për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë”, ka shkruar Hovenier në X.