Lirim Mehmetaj shkon në Prokurori pasi u paditë nga një person me inicialet D.M

Gazetari Lirim Mehmetaj i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë së Prishtinë për veprën “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Ai është parë në Pallatin e Drejtësisë aty ku janë të vendosura organet e drejtësisë.

Thirrja e Mehmetaj nga Prokuroria nxiti reagime të shumta pasi u pa si një përndjekje e pushteti ndaj kritikëve.

Nga ana tjetër, Mehmetaj pretendon që ftesa nga Prokuroria erdhi pas padisë së deputetit, Dimal Basha.

Ndërkaq, në një njoftim të Prokurorisë thuhet se padi ndaj gazetarit Mehmetaj ka bërë një person me inicialet D.M.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *