Osmani takoi kryeministrin belg: Diskutuan rëndësinë e integrimit evroatlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar, ku po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), është takuar me Kryeministrin belg Alexander de Croo.

Presidentja Osmani  e ka falënderuar kryeministrin Alexander de Croo për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën.

“Diskutuam rëndësinë e integrimit evroatlantik të Kosovës, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe angazhimin tonë të përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin midis dy shteteve tona”, ka thënë presidentja Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *