Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot Zyra e Prokurorit të Specializuar ka sjellë dëshmitarin e ri të mbrojtur me pseudonimin W01336 për të dëshmuar në rastin Thaçi dhe të tjerët.
Sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ky dëshmitar ishte arrestuar në qershor të vitit 1999 “nga individë me shirita të UÇK-së në krah dhe më pas ishte mbajtur dhe keqtrajtuar në dy lokacione afër Prishtinës”.
Siç njofton Specialja, ky dëshmitar, bashkë me dy të “burgosur të tjerë arritën të arratiseshin dhe kërkuan ndihmë nga KFOR-I”.