Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj dy persona të cilët dyshohen për spiunazh dhe bashkëpunim me “BIA”-n e Serbisë.
Sipas burimeve të Gazetës Express bëhet fjalë për të dyshuarit B.B dhe M.Q. poashtu mëson se Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) ka qenë instrumentale për kapjen e dy të dyshuarve.
Ata dyshohen se për shumë vite kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe. Njëri prej të arrestuarve ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve 90-99, derisa pasluftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë.