Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington D.C., ka takuar Sekretarin e ri të Jashtëm britanik, David Lammy.
Osmani e ka përgëzuar atë për emërimin e tij dhe ka thënë se “Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat i palëkundur i Kosovës”.
“Presidentja Osmani ka shtuar se pret që të bashkëpunojnë ngushtë për të forcuar më tej lidhjet mes dy shteteve”, u tha në një njoftim të shkurtër të Presidencës.