Burime të Gazetës Neutral raportojnë ekskluzivisht për një incident me armë zjarri që ka ndodhur rreth një orë më parë në kryeqytetin e Kosovës më saktësisht tek “Mati 1”.
Sipas informacioneve të para, një person ka mbetur i plagosur si pasojë e gjuajtjeve.
Gjendja e të plagosurit ende nuk është bërë e ditur. Autoritetet janë duke vazhduar hetimet për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur motivet e mundshme të sulmit.