Është arrestuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut, në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës, pasi që dyshohet se përmes rrjeteve socuale ka shantazuar një femër.
Sic thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur ditës së djeshme, ku i arrestuari duke shantazuar viktimën ka marrë në këmbim para, Neutral.al.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Fsh.Tenezhdoll, Prishtinë 18.10.2023-12:06. Është arrestuar I dyshuari, shtetas i Maqedonisë së Veriut, për shkak se përmes rrjeteve sociale e kishte shantazuar viktimën femër kosovare, duke I marrë para. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”./Neutral.al.