Në episodin e fundit të podcastit të tyre, Bini Diez dhe Elsa Tolaj kanë trajtuar një temë shumë interesante dhe të rëndësishme për industrinë e muzikës – raportin mes artistëve dhe menaxhmentit, shkruan Neutral Bizz.
Episodi, i cili tashmë është i disponueshëm në YouTube, hedh dritë mbi dinamikën dhe sfidat që përballen artistët në bashkëpunimin e tyre me menaxherët.
Gjatë diskutimit, Bini Diez dhe Elsa Tolaj kanë ndarë përvoja personale dhe kanë analizuar raste konkrete, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të mirë dhe bashkëpunimit të ngushtë për suksesin e karrierës së artistëve, veçanërisht krisjet e fundit mes dy artistëve të famshëm.
Ata kanë diskutuar gjithashtu për rolin e menaxherëve në zhvillimin e imazhit publik dhe strategjive të marketingut për artistët.
Ky episod është një burim i vlefshëm për të gjithë ata që janë të interesuar në prapaskenat e industrisë së muzikës dhe për të kuptuar më mirë se si funksionon raporti kompleks mes artistëve dhe menaxhmentit të tyre. Për më shumë detaje, shikoni episodin e plotë të podcastit në YouTube.