Policia u befasua nga kanguri në parkun e Teksasit

Policia e Teksasit, SHBA, ka pranuar një thirrje për një kangur “të arratisur” i cili endej në parkun e liqenit Spring.

Kur oficerët shkuan në vendngjarje, ata u befasuan pasi në park me të vërtetë ishte një kangur i cili e shijonte motin e mirë së bashku me familjen e tij.

Bëhet e ditur se kanguri Marsupial nuk ishte arratisur. Në fakt policia e zbuloi se ai ishte një kafshë shtëpiake me emrin Rocky.

Oficerët pozuan për një foto me Rocky-n përpara se ta linin të qetë që të shijonte rrezet e Diellit.

“Nëse dikush do t’ju thoshte se sapo kishte parë një kangur që vraponte rreth parkut të liqenit Spring, cili do të ishte mendimi juaj i parë? Ne morëm një telefonatë të tillë për një sot dhe pa dyshim menduam se kjo është çmenduri”, thuhet në mbishkrimin e fotos së shpërndarë në rrjete sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *