Musliu ia bën përhajr ‘dasmën’ zv/ministrit të MASHTI-t, iu punësua vëllai asistent në Universitetin e Pejës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pasi që Libron Kelmendi, vëllai i zëvendësministrit të Arsimit, Taulant Kelmendi, është punësuar në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”.

Musliu në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka kujtuar premtimet e LVV, e cila para se të vinte në pushtet thoshte se “familjarët janë për dasma”.

Ajo më tej ka treguar se vëllai i zëvendësministrit është punësuar si asistent i rregullt për Gjuhë Angleze.

Postimi i plotë i deputetes Ganimete Musliu:

Perhajr “Dasma” zv.Minister i Arsimit Taulant Kelmendi!

A ju kujtohet sllogani  “Familjaret jane per dasma”?

E bash sot ne Universitetin Haxhi Zeka zv.Ministri i Arsimit Taulant Kelmendi beri dasem duke e punsu vellaun e ti Libron Kelmendin Asistent te rregullt per Gjuhë Angleze .

Kur ta don ta don babën Dekan në Gjakovë vet zv.Minister i Arsimit vëllaun asistent të rregullt në Pejë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *