Nuk janë të rralla rastet në vendin tonë kur prindërit detyrohen që t’i denoncojnë fëmijët e tyre në Polici, për shkak të dhunës psikike e fizike që përjetojnë nga ta. E një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Krushë të Vogël të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar babai i cili ka deklaruar se është ofenduar me fjalë të rënda e më pas është sulmuar fizikisht nga djali i tij 21-vjeçar. Si pasojë e sulmit, burri ka marrë lëndime të rënda trupore, për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo nuk kanë hasur me të dyshuarin, pasi që ai është larguar në drejtim të panjohur menjëherë pasi kreu veprën për të cilën dyshohet.