Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në fshatin Fermë, Malësi e Madhe.
Policia bën me dije se 4 shtetas nga vendet e treta janë konfliktuar me disa shtetas ende të paidentifikuar.
Si pasojë ka mbetur i plagosur 17 vjeçari afgan, i cili është dërguar në spital për mjekim.
Nga ana tjetër, policia po punon për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.
Njoftimi i policisë:
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Në afërsi të stacionit hekurudhor, në fshatin Fermë, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta, 4 shtetas nga vendet e treta janë konfliktuar me disa shtetas ende të paidentifikuar dhe për pasojë ka mbetur i plagosur me armë zjarri, shtetasi afgan A. Z., 17 vjeç.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, po këqyrin zonën dhe po marrin në pyetje 3 shtetasit që ishin me 17-vjeçarin, i cili është dërguar në spital, për mjekim.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt.