Berisha: Rama është argat i Vuçiqit, synojnë ndarjen e Kosovës

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se kryeministri Edi Rama mbetet argat i presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Sipas Berisha, Rama e Vuçiqi kanë vetëm një qëllim – ta ndajnë Kosovën sipas oreksit serb.

“Unë garantoj shqiptarët se Edi Rama vazhdon si argat i Vuçiqit. Çdo ditë dhe çdo javë e muaj, përpjekjet për zbatimin e projektit të tyre të ndarjes së Kosovës. Ata kanë një qëllim dhe vetëm një qëllim, ndarjen e Kosovës, sipas oreksit serb. Sipas projekteve të serbomadhisë”, ka thënë Berisha në Kuvend, teksa diskutohej për rezolutën për Kosovën, transmeton TV Klan. 

“Ky (Rama) ka firmosur diku për të ndarë Kosovën me orekset e Serbisë. Pasi dështoi me ndryshimin e kufijve kaloi te Ballkani i Hapur dhe doli kreu i juaj, bashkë me Vuçiq në krah paraqiti hartën pa Kosovën. Pra, e vërteta është qe 10 vjet që jemi në pozicione të kundërta”, ka shtuar ai.

Sa i përket fjalimit të Ramës në Kuvend paraprakisht, Berisha u shpreh se lexoi një fjalim të shkruar “fjalë për fjalë dhe rresht për rresht në Beograd”.

“Sot kreu juaj kishte ndërruar fjalimshkruesin. Fjalimi që lexoi këtu para jush, është fjalim i shkruar në zyrat e Aleksandër Vuçiqit. Ky fjalim kishte qëllim kryesor në prag të samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë të portretizonte si djall me zile kryeministrin e Kosovës. Kishte qëllim të mbronte padronin e tij, serbomadhin Aleksandar Vuçiq”, ka thënë Berisha.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se pozicioni i vetëdobësuar diplomatik i Kosovës në sytë e BE-së e SHBA-së dhe viktimizimi i Serbisë falë dhuratave të marra bujarisht nga gabimet e Prishtinës zyrtare, po ia…

Duke folur për Ramën, Berisha ka shtuar më tej duke thënë se ideologjia e kreut të qeverisë së Shqipërisë është e një tradhtari.

“Ideologjia jote është e një tradhtari, e një hajduti, e një banditi. Ideologjia jote është e tëra në kurriz të Kosovës dhe dëmtim të çështjes së saj. Që kur erdhi në pushtet, çfarë bëri. Një çështje të mbyllur në mënyrë përfundimtare ndryshimin e kufijve e hapi në takimin e parë me Vuçiqin. Nga ai e deri më sot janë bërë 13 takime. Ka pasur vetëm një çështje në agjendë, ndarja e Kosovës”, ka thënë Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *