Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për fajde dhe detyrim.
Policia njofton se gjatë bastisjes në dy lokacione prona të të dyshuarit kanë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë, dy karikatorë, 27 fishekë, një laptop, një telefon celular, një DVR, një granatë dore, një pushkë gjuetie.
Po ashtu i janë gjetur 4,800 euro para të gatshme, një automjet si dhe dokumente me shënime të ndryshme që lidhen me veprat penale.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.