Punonjësit e Kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani duket se kanë mbetur pa kafe espresso. Kjo pasi, për furnizim me kafe, Zyra e Presidentes tashme ka dhënë edhe një kontratë përmes Prokurimit.
Zyra e Vjosa Osmanit, ka njoftuar se ka dhënë një tender për furnizim me kafe espresso për aparat për nevojat e ZPRK-së.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për kontratë të publikuar në KRPP, nga kjo kontratë do të blihen 100 kilogramë kafe espresso.
Për ketë tender ka ofertuar vetëm një operator dhe ai është shpallur fitues.
Tenderin për furnizim me kafe e ka fituar operatori “Samir Bikliqi B.I” me seli në Lipjan.
Ky operator do të përfitoj 885 euro për 100 kilogramë kafe. /Ballkani.info/