Ka disa ditë që kur programi televiziv “Its my home” është vënë përsëri në transmetim. Ky emision, nuk ishte pak i kritikuar sezonin e kaluar, kjo për shkak të veprimeve që merrnin banorët e asaj shtëpie.
Dhuna u shpërfaq edhe në sezonin me të ri.
Në rrjete sociale është publikuar një moment kur konkurrentët kanë filluar të debatojnë në mes vete dhe si pasojë e një zënke, njëra nga banoret e ka goditur konkurrenten nga e cila vjen nga Shqipëria.
Pas kësaj është marrë vendimi për përjashtimin nga programi i konkurrentes që ka ushtruar dhunë.