Policia ndalon pesë automjete në Zveçan, kishte mall të kontrabanduar nga Serbia

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka ndaluar pesë automjete të ngarkuara me mall të dyshuar për kontrabandim në fshatin Kozarevë të Zveçanit. Njëra prej veturave ishte me targa RKS, ndërsa katër të tjerat me targa të Serbisë.

Gjatë kontrollit, aty janë gjetur sasi e konsiderueshme e mallrave, produkte ushqimore dhe higjienike, të dyshuara si të kontrabanduara nga Serbia në Kosovë.

“Me datën 11.10.2023, rreth orës 22:45 në lokacionin e lartcekur, nga njësitë kompetente policore janë ndaluar pesë automjete të dyshuara, ku nga to 4 (katër) me targa të Serbisë dhe 1 (një) me targa të RKS-së, që të gjitha me drejtues 5 (pesë) të dyshuar meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit të mjeteve janë  hasur sasi e konsiderueshme e mallrave (produkte ushqimore dhe higjienike) të dyshuara si të kontrabanduara nga Serbia në Republikën e Kosovës.”

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit iniciohen rastet ‘kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare’ dhe ‘kontrabandim me mallra’, ku të njëjtat procedohen në procedurë të rregullt, ndërsa mjetet e përfshira në rast dhe mallrat e ngarkuara sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor – Mitrovicë për procedura të mëtejme, në koordinim me Doganën e Kosovës për trajtim sipas kompetencave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *