Militanti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Megjani ka përfituar një tender nga “Trafiku Urban”. 35 mijë euro është vlera e tenderit që ka fituar kompania “Prima Consulting” e cila pronar ka Megjanin. E njëjta kompani do të angazhohet për përfaqësimin ligjor të ndërmarrjes publike lokale.
“Trafiku Urban” ka hapur tender për përfaqësim ligjor të kësaj ndërmarrje. Në mesin e kompanive që ka konkuruar është edhe “Prima Consulting”, që udhëhiqet nga Ardian Megjani, i afërt me PDK-në.
Kjo kompani me 11 tetor u shpall fituese për kontratën “Angazhim i një kompanie për përfaqësim ligjor të ndërmarrjes”.
Vlera e kësaj kontrat kap shifrën prej 35 mijë euro.
Ndërmarrja “Trafiku Urban” udhëhiqet nga i përzgjedhuri i PDK-së, Burim Maraj.
Lidhja e Megjanit me PDK-në
Ardian Megjani tashmë është emër i njohur i PDK-së. Ai ishte punësuar si Zyrtar i Lartë Ligjor në Inspektoratin Shëndetësor, në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, në vazhdën e instalimit të aktivistëve partiakë në institucione nga partitë e koalicionit të atëhershëm qeverisës mes PDK’së, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate.
Megjani, përkrahës i kamotshëm i PDK’së, mori pozitë të lartë në Ministrinë e Shëndetësisë, që e udhëhiqte asokohe nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili.