Një ish-pjesëtar i UÇK-së nis të dëshmojë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Dëshmitari i 30-të në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, ka nisur dëshminë.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, dëshmitari i mbrojtur është ish-pjesëtar i UÇK-së.

“Dëshmia e dëshmitarit të 30-të të ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve sapo ka filluar. Ky është dëshmitar i mbrojtur i cili po dëshmon me pseudonimin Ë04769. Sipas përmbledhjes së lexuar në gjykatë, dëshmitari është ish-pjesëtar i UÇK-së, dëshmia e të cilit, ndër të tjera, ka të bëjë me strukturën komanduese të UÇK-së në Shqipëri dhe në zonën e Pashtrikut”, bëhet e ditur në njoftim.

Ndryshe, dëshmitari paraprak ka refuzuar të dëshmojë. Avokati i tij mbështetës ka njoftuar se klienti i tij nuk është i gatshëm të dëshmojë, por është i gatshëm të shkojë në burg. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *