Një anije romake e fundosur 2 mijë vjet më parë, është gjetur në fund të detit në rajonin jugor të Pulias.
Zbuluesi ka qenë Fabio Matacchiera, profesor historie dhe i apasionuar pas arkeologjisë, i cili nëpërmjet një GPS të veçantë hartografik, ka bërë zbulimin e jashtëzakonshëm.
Fillimisht, ai ka gjetur disa qindra pllaka prej guri dhe objekte të fshehura nën rërë dhe midis shkëmbinjve, në brigjet e Tarantos.
Kjo e ka bërë atë të mos e ndalë kërkimin dhe të zbulojë anijen e fundosur.
Të dhënat e mbledhura nga Matacchiera u analizuan më pas nga arkeologët të cilët konfirmuan teorinë e fundosjes së një anijeje në periudhën perandorake romake, midis shekujve 1 dhe 4 pas Krishtit.
Sipas arkeologëve, ngarkesa e anijes supozohet se është përdorur për rinovimin e dikurshëm të vilave bregdetare në këtë zonë, të cilat shquheshin për luksin dhe rezidencat e veçanta