20 minuta lojë, ky është rezultati Izrael-Kosovë

8:17 –

Po zhvillohet minuta e 20-të e ndeshjes Izrael-Kosovë.

Posedimi deri në këto momente i takon Kosovës, ndonëse ende nuk ka asnjë goditje në drejtim të portës.

Ndërkaq, Izraeli ka gjuajtur vetëm një herë në portë, por që Aro Muric ishte në vendin e duhur.

Rezultati është 0-0.


18:02 – Nis përballja Izrael-Kosovë

Ka nisur përballja mes kombëtares së Kosovës dhe asaj të Izraelit, e vlefshme për kualifikimet e Evropianit 2024.

Qëndroni me ne për çdo zhvillim nga kjo ndeshje. 


17:39 – Kurti: “Besa-Besë” se Dardanët do të na bëjnë krenarë

albin kurti kombetarja e kosoves perfaqesuesja e kosoves

Edhe pak minuta na ndajnë nga nisja e ndeshjes mes Izraelit dhe Kosovës në Tel Aviv, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikime për Euro 2024.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka uruar suksese djemve të kombëtares së Kosovës, teksa është shprehur i bindur se do të na bëjnë krenarë.

“’Besa-Besë’ se Dardanët do të na bëjnë krenarë. Jemi me ju, sot dhe në çdo ndeshje që do ta luani në Kosovë dhe në vendet tjera”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ndër të tjera, ai tha se kësaj radhe, qëllimi dhe bindja është më e fortë se nga Grupi I, Kosova do të vazhdojë në EURO 2024.

“Përderisa kjo është hera e parë që do të ndeshemi me Izraelin, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, sot shënon moment historik duke u bërë i pari lojtar që luan ndeshjen e 50 me ekipin e Kosovës. Në krye me Vedat Muriqin, Kosova do të sulmojë me Rashicën dhe Zhegrovën, do të kontrollojë mesfushën me Celinën, Dreshevic dhe Muslija, do të mbrojë sulmin e kundërshtarit me Rrahmanin, Vojvodën, Kryeziun dhe Paqaradën, ndërsa portën do ta ruaj Arijanet Muric. Me këta emra si dhe me të tjerët që përfaqësojnë më të mirët e Kosovës, padyshim që motivi dhe etja për fitore është më e madhe se kurrë”, u shpreh Kurti.

Ndeshja mes Izraelit dhe Kosovës do të luhet me fillim nga ora 18:00, dhe transmetohet direkt në platformën Art Motion. /Klankosova.tv


16:55 – Ekipi i Kosovës arrin në stadiumin “Bloomfield”

Ekipi i Kosovës ka arritur në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja me Izraelin, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.


16:34 – “Besa – besë” jehon në Tel Aviv të Izraelit

Drejt Izraelit kanë udhëtuar një numër i konsiderueshëm i tifozëve të Kosovës, të cilët do të brohorasin nga shkallët e stadiumit, me fillim nga ora 18:00.

‘Besa-besë’ aktualisht po jehon në Tel Aviv të Izraelit.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FArlindSadikuSS%2Fvideos%2F214397424512094%2F&show_text=false&width=560&t=0


16:00 – Formacionet zyrtare të Kosovës dhe Izraelit

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacione zyrtare.

Trajneri Alain Giresse ka zgjedhur një formacion sulmues, me treshen në sulm; Edon Zhegrova, Vedat Muriqi dhe Milot Rashica.

Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Kryeziu, Paqarada, Celina, Dresevic, Muslija, Zhegrova, Rashica, Muriqi.

Kosova favorite ndaj Izrealit në sondazhin e UEFA-s

Shtëpia evropiane e futbollit UEFA në faqen e saj zyrtare ka publikuar një anketë për çdo ndeshje, kualifikuese për Euro 2024, ku mund të parashikohet fituesi.

Në sondazhin për ndeshjen Izrael – Kosovë, 49 për qind e votuesve kanë votuar për fitoren  e “Dardanëve”, kurse 44 për qind mendojnë se triumfojnë izraelitët. 7 për qind prej votuesve mendojnë se kjo ndeshje do të mbyllet pa fitues.


Kosova do ta nisë sot, ciklin e kualifikimeve për Kampionatin Evropian, ku do të përballet me Izraelin, në Tel Aviv.

Ndeshja do të zhvillohet në Tel Aviv, me fillim nga ora 18:00.

Dardanët do të synojnë që ta nisin këtë kampanjë të kualifikimeve me fitore.

Kosova është në grupin I, me Andorrën, Bjellorusinë, Izraelin dhe Rumaninë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *