Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka thënë se me krijimin e qeverisë së re orientimi pro-perëndimor i Malit të Zi nuk do të ndryshonte.
Ai e bëri këtë deklaratë në një intervistë për The Guardian meqë i mandatuari për kryeministër, aleati i Milatoviqit, Milojko Spajiq, ishte detyruar të futej në një aleancë me një parti pro-serbe për të formuar një qeveri pas zgjedhjeve parlamentare në verë. Milatoviq u zotua “100% përafrim me politikën e jashtme të BE” dhe një anëtarësim “më të besueshëm” në NATO.
Këtu ai e futi edhe qëndrimin e Malit të Zi për Kosovën.
“Si president kam qenë shumë i qartë që nga zgjedhjet se tre objektivat e politikës së jashtme mbeten: anëtarësimi më i besueshëm në NATO, përafrimi 100% me politikën e jashtme të BE-së, duke përfshirë sanksionimin e Rusisë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, duke përfshirë Serbinë dhe Kosova. Këto janë parimet që pres nga qeveria e re”, ka thënë ai.
SHBA ka frikë se duke formuar një koalicion me forcat politike pro-serbe, Spajiq ka krijuar në rastin më të mirë një qeveri jofunksionale dhe në rastin më të keq një qeveri që do të ketë humbur kredencialet e saj pro-BE.
Milatovq këmbëngul se objektivi kryesor i kryeministrit ka qenë të sigurojë një super-shumicë në parlament për të zhbllokuar reformat në drejtësi.
Megjithatë, shkalla në të cilën ndarjet etnike mund të shqetësojnë politikën, demonstrohet nga një betejë e ndezur nëse regjistrimi i popullsisë mund të vazhdojë siç është planifikuar më 1 nëntor. Partitë opozitare po kërcënojnë një bojkot të regjistrimit, për të cilin Milatoviq këmbëngul se është një detyrë thjesht statistikore, nga frika se forcat pro-ruse do të përhapin propagandë dhe do të fryjnë numrat që identifikohen si serbë.
Megjithatë, një pjesë e vrullit nga zgjedhja e Milatoviqit është zbehur për shkak të paaftësisë së Milojko Spajiq, kryeministër i caktuar dhe bashkëthemelues i partisë Europe Noë! për të formuar një qeveri.
Vendimi i Spajiq të krijojë koalicion me partitë proserbe çoi në kritika të ashpra nga ambasadorja e SHBA-së në Mal të Zi, Judy Reising Reinke, e cila tha se do të pengonte aspiratat pro-BE të Malit të Zi nëse formohej një qeveri që përfshinte parti që kundërshtonin në mënyrë aktive “vlerat euroatlantike”.
Mali i Zi aplikoi për t’u bashkuar me BE në vitin 2008, dy vjet pas fitimit të pavarësisë nga Serbia, por progresi ka ngecur mes shqetësimeve për korrupsionin, ndikimin e zgjatur sovjetik dhe paqëndrueshmërinë endemike politike. Kroacia, nga ana tjetër, aplikoi në 2003 dhe iu bashkua në 2013.