Një faqe e lajmeve satirike BabylonBee raportoi kinse Elon Musk ka propozuar t’i ofrojë Mark Zuckerberg-ut 1 miliard dollarë për të ndryshuar emrin e Facebook, në “Faceboob”.
Muskut me sa duket ky artikull iu kishte dukur qesharak, dhe kështu e kishte rishpërndarë në llogarinë e tij në X duke shkruar se ky në fakt: “Do të ishte emër shumë më i mirë”, për platformën e Meta-s.