Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë fshatin Bistricë të Leposaviqit, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.
Sipas policisë i dyshuari kishte hyrë në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale nga Serbia.
“Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë të cilën e drejtonte i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari ka pranuar se ka kaluar nëpërmes rrugëve ilegale nga Serbia në R. Kosovë. Pas intervistimit, i dyshuarit me vendim të prokurorit është liruar”, ka njoftuar policia.
Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.