Dy meshkuj kosovar janë arrestuar sot rreth orës 10:35, në Gjakovë, si pasojë e përfshirjes në veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve.
Të dyshuarve S.K. dhe S.Ll. Më pas iu është kontrolluar banesa, e cila shfrytëzohej nga të dy. Gjatë kontrollit Policia ka gjetur edhe dëshmi tjera si: lëndë narkotike, fara kanabisi, peshore, pesë telefona dhe një thikë. Pesha e përgjithshme e lëndës narkotike që dyshohet të jetë marihuanë është 30,88 gr dhe 1.04 gr fara të kanabisit.
Për veprimet lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pranë Prokurorisë Themelore Gjakovë. Provat materiale janë konfiskuar, me vendim mbi ndalimin e personave nga ana e prokurorit, të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë