E konfirmuar: Përfundon operacioni i policisë së Kosovës në Banjskë

Ka përfunduar operacioni i Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku u shënua sulmi terrorist nga dhjetëra serbë të dielën e 24 shtatorit, i cili la të vdekur rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe të plagosur dy pjesëtarë të tjerë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se kontrollimi i Policisë në atë terren tashmë ka përfunduar, teksa shtoi se nesër do të vendoset si do procedohet tutje.

“Sot në orët e pasdites ka përfunduar Operacioni i kontrollit dhe bastisjes në zonën e Banjskës. Nesër në orët e paradites do të vendoset për hapat e mëtejmë”, tha Elshani.

Gjatë këtij aksioni, përveç të arrestuarve, Policia e Kosovës ka kapur një arsenal të madh armatimi që raportohet se ka vlerën prej rreth 5 milionë euro.

Kjo është lista e fundit e publikuar nga PK-ja rreth këtij armatimi konfiskuar nga sulmi terrorist:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *