FSK-ja shënon Ditën e Forcës me qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës me rastin e Ditës së Forcës, të hënën organizojnë ‘Ditën e hapur’, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se manifestimi qendror do të mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vend.

“Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët janë të mirëpritur në të gjitha kazermat e FSK-së, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, të hënën në orën 19:00 në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë, do të mbahet koncerti i bendit frymor të FSK-së dhe Filarmonisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *