2983

Policia e Kosovës ka gjetur dje një sasi të konsiderueshëm të armatimit në Prelluzhë të Vushtrrisë.

Sipas policisë në një vend ku hidhen mbeturina janë gjetur një pushkë automatike AK-47, një pushkë gjysmë automatike, tre karikatorë, 360 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 4 granata dore dhe  një tromblon.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë relevante të FSK-së dhe KFOR-it. Mjetet shpërthyese janë tërheqë nga njësiti i FSK-së, kurse armët dhe municioni janë tërheqë nga njësitë policore.

Rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Prelluzhë, Vushtrri  16.10.2023 – 15:00  Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke mbledhë hekurina në një vend ku hidhen mbeturina kishte hasë në armë zjarri dhe mjete shpërthyese. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes në të cilin vend janë gjetur: një pushkë automatike AK-47, një pushkë gjysmë automatike, tre karikatorë, 360 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 4 granata dore dhe  një tromblon. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë relevante të FSK-së dhe KFOR-it. Mjetet shpërthyese janë tërheqë nga njësiti i FSK-së, kurse armët dhe municioni janë tërheqë nga njësitë policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e rastit dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *