37 minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, 7 prej tyre në gjendje të rëndë

Greva e minatorëve në minierën e “Trepçës” po vazhdon edhe sot, ku 37 prej tyre kanë kërkuar ndihmë mjekësore, derisa 7 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahaim Jonuzi, i cili foli edhe për gjendjen atje.

“Situata në minierë është katastrofale”, është shprehur ai.

Kujtojmë se sot është dita e gjashtë e grevës, ndërkaq dje kanë pasur takim edhe me të deleguarit nga qeveria.

Ndryshe, sot ata kanë marrë mbështetje edhe nga minatorët e ShBA-së, ku kanë kërkuar që të plotësohen kërkesat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *