Linda Halimi flet për burrin e saj, teksa lahet në pishinë me banorët

Këngëtarja shqiptare, Linda Halimi prej vitesh është zhvendosur për të jetuar në Amerikë, por u rikthye që të bëhej pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Ky edicion sapo filloi e që nga fillimi duket të jetë shumë interesant, me banorë tejet të veçantë.

Gjatë ditës banorët shijuan pishinën e shtëpisë, ku edhe filluan të diskutonin tema nga më të ndryshmet.

Linda erdhi me rrëfimin se si e kishte takuar burrin e saj, përderisa relaksohej nën ujë.

Shumë vjet më parë, ajo ishte “kryqëzuar” nga publiku për lidhjen e saj me reperin amerikan, Big D. Më vonë, ky i fundit u bë bashkëshorti i Lindës, me të cilin ka vajzën, Kaimanan.

“Ai ishte shok me një DJ shumë të njohur këtu. Pasi ata bënë muzikë së bashku, ai kërkoi një këngëtare për të bërë një refren. Ky DJ më propozoi mua. Ne u takuam dhe mbajtëm lidhje shoqërore dhe profesionale për një kohë, deri sa lindën shkëndijat e para dhe ndjenjat” – u shpreh Linda për burrin e saj amerikan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *